Flash

Gaz Bardhi: I ofruam LSI 15 mandate të sigurta, por thanë se do fitonin 34 të vetëm

Lapsi.al 11 November 2021
Gaz Bardhi: I ofruam LSI 15 mandate të sigurta, por thanë se do

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka pranuar se ka qenë një gabim që nuk janë futur në lista të përbashkëta me Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 Prillit. Në 'Open', Bardhi ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit, ku tregon se i kanë ofruar 15 mandate të sigurta, por kanë refuzuar, pasi pretendonin se do të fitonin të vetëm deri në 34 karrige në parlamentin e Shqipërisë. Bardhi shprehet se nisur nga fakti që ka qenë gjatë gjithë kohës në terren, ishte i bindur se në Elbasan LSI-ja nuk merrte as 3 mandate, por shtoi se pavarësisht kësaj, kurrsesi nuk mund ta detyronin që të dilnin me një listë të përbashkët në 25 prill.

“Gabim ishte që nuk u futëm në një listë të përbashkët me LSI-në. Do të kishim më shumë numra sot. PD-ja i ka ofruar 15 mandate të sigurta dhe qëndrimi i LSI-së ishte që do të fitonin 34 mandate. Kam pasur një bisedë dy muaj, po tani unë kam qenë dëshmitarë. LSI-ja mendonte se do të fitonte vetëm 34 mandateve në të gjithë Shqipërinë. Ishin të bindur dhe për këtë arsye nuk pranuan të bashkoheshin në një listë. Unë kam qenë në terren në Elbasan dhe kam arritur në përfundimin se LSI-ja në Elbasan nuk merrte asnjë mandt. Ua kam dërguar dhe më kanë thënë se LSI-ja merr dy mandate në Elbasan dhe se luftonte për të tretin. Mezor nuk e fusim dot në lista. Nuk e rriti pazarin që të thoshte dua 20 apo 25, ka qenë e mendimit për të dalë në lista të veçanta,”- tha Bardhi në 'Open'

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI