Flash

Satelitët "Albania"/ Rama jep të tjera detaje

Lapsi.al 9 November 2021
Satelitët "Albania"/ Rama jep të tjera detaje

Edi Rama teksa kujtoi se sateliti i parë do të hidhet në muajin mars, theksoi se përmes tyre Policia e Shtetit do të marrë çdo ditë të dhëna për abuzime të ndryshme.

Rama tha se kjo çështje u shoqërua me humor dhe të qeshura, ndërsa shtoi se nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin.

“Projekti tjetër që do të jetë ndihmë për policinë, është projekti i satelitëve. Keni dëgjuar për ta. Keni parë dhe shumë gallatë dhe humor me satelitët. Megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, se e qeshura shëndet bëhet, me satelitët, ku të parin do e hedhim në mars, do të kemi të dhëna në kohë reale përditë. Policia do të ketë përditë të dhëna për ndërtime pa leje. S’do të jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punë në terren policët, të cilët i kanë sytë hapur katër kur shkojnë dhe i bien në qafë ndonjë familje në fshat, dhe i kanë mbyllur kur iu hidhet zhavorr plazhit për të ndërtuar bankina dhe struktura. Gjithçka do të ndalojë te një sy tjetër.”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI