Flash

Lubonja: Gabimi që bëri Basha përballë Berishës

Lapsi.al 8 November 2021
Lubonja: Gabimi që bëri Basha përballë Berishës

Analisti Fatos Lubonja tha se në Shqipëri është e vështirë të fitohen zgjedhjet nga opozita pa një ndryshim radikal. Lubonja shprehet se ky është një regjim që nuk rrëzohet në forma institucionale.

Sa i përket situatës në PD, ai tha se Basha nuk ka qenë i influencuar nga Berisha kur doli nga parlamenti apo krijoi çadrën, por se dobësia e tij është se nuk ka krijuar një parti me mbështetje të madhe popullore.

“Mendoj se theksi mund të vihet tek ajo që “pse është i dobët Basha”. Unë nuk mendoj që dobësia e Bashës vjen ngaqë humbi zgjedhjet. Ashtu si kanë ardhur punët në Shqipëri është vështirë të fitohen zgjedhjet pa një ndryshim radikal. Unë mendoj që ky është një regjim që nuk rrëzohet në forma institucionale. Është një regjim që i afrohet Kirgistanit.

Basha ka një problem shumë të madh që është përqafimi i çdo opsioni që ai i duket i suksesshëm dhe nuk mendoj që është influencuar thjesht nga Berisha, kur doli nga parlamenti, apo krijoi çadrën. Nuk mendoj se ka qenë Berisha. Ato zgjidhje kanë qenë zgjidhje që kishin një lloj sensi për të treguar që Shqipëria është një vend jo normal, dobësia është që nuk ka krijuar dot një parti me mbështetje të madhe popullore, por kishte militantët që i mundte policia e Sandër Lleshit me gaz dhe iknin.

Basha ka bërë këtë zgjidhje radikale dikur dhe pasi pëson masakrën që ishte kështu më 25 prill, në një mënyrë të çuditshëm e shohim që kthehet i urtë dhe i butë, thotë do hyjmë në parlament, do i bindemi amerikanëve dhe kthehet në një mënyrë krejtësisht artificiale duke hequr dhe Berishën e duke dobësuar pozitën e tij.

Është një shenjë dobësie që ka krijuar opinionin që ky është i dorëzuar. Ka bërë një zgjedhje që e ka ndarë nga populli demokrat dhe tani e shohim që del me Yuri Kim, me ca senatorë, a thua se do fitojë. Ndërkohë që militantët demokratë që edhe ky opsioni që duhet të jemi me Amerikën, nuk është se i ka trembur shumë.

Në këtë sens ky njeri çfarë rrezatimi jep, kur kërkohet. Ai trusti i madh që është trusti i Ramës që ka aksionet kryesore, ky duket sikur ka ca aksione sekondare që gati-gati i ka shitur, por nuk jep asnjë shpresë për ndryshim të situatës në Shqipëri”, - tha Lubonja në emisionin “Real Story” në News24.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI