Flash

Do ikin dritat në gjithë vendin/ Spanjollët dynden të blejnë qirinj pas alarmit fals

Lapsi.al 8 November 2021
Do ikin dritat në gjithë vendin/ Spanjollët dynden të

Bombola gazi, pishtarë kampingu, qirinj, bateri dhe soba portative. Ditët e fundit ka pasur një “bum” të kërkesave për këto produkte në dyqane të zonave të ndryshme të Spanjës pas njoftimeve në rrjetet sociale se do të kishte një ndërprerje masive të energjisë.

Në fakt, shkak u bë një fushatë e qeverisë austriake dhe forcave të armatosura që paralajmëronin mundësinë "reale" që të kishte një ndërprerje të energjisë duke ofruar këshilla për popullatën për t'u përgatitur për këtë ngjarje.

Por pavarësisht deklaratave që po japin autoritetet spanjolle dhe ato që janë përgjegjëse për energjinë elektrike, frika vazhdon të përhapet. Tek qytetarët vijon gara për të blerë produkte që mund të kompensojnë mungesën e energjisë elektrike.

Një situatë e tillë të kujton fillimin e pandemisë, kur u përhapën thashethemet se mund të mungojnë produkte si letra higjienike. Ekspertët thonë se ka shumë pak gjasa që të ndodhë një ndërprerje e madhe në Spanjë për shkak të varësisë së ulët nga energjia dhe diversifikimit të madh të burimeve në krahasim me shtetet e tjera.

“Nuk ka asnjë tregues objektiv se një ngjarje e këtyre karakteristikave mund të ndodhë në vendin tonë”, - thuhet në një deklaratë të Rrjetit Elektrik Spanjoll që administron sistemin kombëtar të energjisë elektrike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI