Flash

Këlliçi rrëfen takimin në ambasadën e SHBA pas shpalljes së Berishës “non grata”

Lapsi.al 8 November 2021
Këlliçi rrëfen takimin në ambasadën e SHBA pas

Drejtuesi në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka pranuar se ka zhvilluar takime periodike në ambasadën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Këlliçi zbuloi edhe se çfarë ka biseduar me amerikanët, pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai tha se në çdo takim ka pasur ‘zero’ presion e shantazhe, duke shtuar se kushdo që i bën këto deklarata, nuk po tregohet i sinqertë, referuar kryedemokratit, Lulzim Basha.

“Kam qenë në takime periodike, jo vetëm për këtë punë. Unë dua të jem i sinqertë me ju. Askush në atë ambasadë nuk më ka shantazhuar, nuk më ka ushtruar presion, jam trajtuar me respekt dhe është dëgjuar edhe opinion im.

Gjithkush që del dhe thotë që i është bërë presion nga SHBA-të, kam përshtypjen se nuk po tregohet i sinqertë. Është dhënë qëndrimi i tyre, kam dhënë dhe unë timin, edhe vetë Berisha nuk kërkon revokimin e vendimit të SHBA-ve, kjo dihet,” - tha Këlliçi në Syri TV.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI