Flash

"Isha i dehur, nuk mbaj mend ku e lashë"/ Misteri i makinës së rrëmbimit të Ruzhdi Hoxhës

Lapsi.al 9 November 2021
"Isha i dehur, nuk mbaj mend ku e lashë"/ Misteri i makinës

Makina tip “Pasat” me të cilën lëvizte biznesmeni Ruzhdi Hoxha dhe autori i dyshuar, shoku i tij Fredi Rrushi, ishte marrë nga ky i fundit në përdorim për dy vite. Makinën ai e kishte marrë me kontratë noteriale tek një miku i tij. Pikërisht në këtë mjet, hetuesit dyshojnë se është vrarë edhe biznesmeni 43 vjeçar dhe për të humbur gjurmët makina është zhdukur. Grupi hetimor është i bindur se aty ka prova të rëndësishme për hetimin.

Por si ra policia në gjurmët e mjetit, që çoi më pas në zbulimin e lëvizjes së tij drejt zonës së Dajtit, ku biznsemeni u gjet i hedhur në greminë i pajetë?

Rrushi i tha policisë se bëhej fjalë për një mjet Passat, por nuk i mbante mend targën. Rezultoi se ai kishte shkuar në komisarit me një shokun e tij. Ky i fundit ka deklaruar se mjetin “Pasat” ia kishte çuar Pajtim Rrushit, vëllait të Fredi Rrushit. Dyshohet se Pajtimi e ka fshehur makinën. Para hetuesve Pajtimi ka dëshmuar se nuk e mbante mend ku e kishte lënë për shkak se ishte i dehur.

Makina u identifikua nga kamerat e sigurisë, në lokalin në autostradë ku Fredi Rrushi dhe Ruzhdi Hoxha kishin pirë kafe, para se të shkonin drejt Dajtit.

Pak ditë para se të gjendej trupi i pajetë i biznesmenit, policia shkoi në këtë zonë për të kontrolluar, pasi hetuesit kishin marrë informacione se Fredi Rrushi zotëronte një ambient që mbante bletët. Por aty gjetën parcelë me drogë dhe dy punonjësit, të cilët përdornin mjetin e Pajtim Rrushit.

Dy vëllezërit, Fredi dhe Pajtim Rrushi do të dalin para gjykatës për caktim masës së sigurisë. Fredi Rrushi si autori kryesor i vrasjes, ndërsa vëllai i tij Pajtimi si bashkëpunëtor në krim dhe person që ka fshehur makinën. Si pistë kryesore, grupi hetimor ka atë të konflikteve për çështje borxhi. /abcnews.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI