Flash

Albana Vokshi rrëfen përplasjen me Bashën në mbledhjen e grupit

Lapsi.al 9 November 2021
Albana Vokshi rrëfen përplasjen me Bashën në mbledhjen e

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzon kryetarin Lulzim Basha se ka ndërmarrë akte anti-statutore e këtu iu referua përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës dhe pezullimit nga komisioni i sigurisë të Flamur Nokës. Në një intervistë në News 24 ajo ka ndarë detaje nga përplasja mes tyre në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar nisi të fliste zoti Basha. Menjëherë pas hapjes dhe trajtimit të çështjeve rutinë, unë mora fjalën, jo për të folur për veten time dhe as për të trajtuar çështjet e ditëve të fundit të akteve anti-demokratike të zotit Basha ndaj dy forumeve.

Por e mora fjalën për të pyetur zotin Basha se si mundet ai të kishte një reagim para selisë së PD, duke thënë se koha e tij ka marrë fund e do t’i presë tubin e oksigjenit Edi Ramës.

Ishte një fjalor jo etik. Sapo unë fillova të flisja, ai tha që kjo nuk është në rendin e ditës e nuk flas për këtë. Unë i thashë që ju nuk përcaktoni kohën e askujt, e jo më të Berishës, duke shtuar se distancohem nga këto deklarata. Vetë demokratët të mblidhen në Kuvend dhe të vendosin cili do të jetë lidershipi i partisë.

Sapo unë fola të tjrajtoja këtë shqetësim të madh, u çua nga karrigia dhe tha se kjo nuk është në rend të ditës. U largua zoti Basha nga mbledhja. Zoti Spaho gjithashtu kërkoi faljen për ndryshimet kushtetuese që ka bërë PD në kuvend.

Është konsultim që nuk u ndoq kurrë, por në mënyrë autoritare pa marrë mendimin e deputetëve u depozituan në Kuvend. Edhe zotit Spaho nuk iu dha fjala, iku zoti Basha dhe u mbyll mbledhja” – tha Vokshi.

Ajo e akuzoi Bashën se po e kthen PD në një parti të mbyllur

“Një vendim i zotit Basha për përjashtimin e Berishës, që na u komentua grupit parlamentar që prisnim prej 2 orësh për të hyrë në brenda. Kjo është anti-statuor. Sepse nuk u mor vendimi i strukturave. Zoti Basha me të vërtetë është drejtues, por s’mund të marrë vendime personale e t’i bëj me dije. I tillë është përjashtimi i Sali Berishës, pezullimi i Flamur Nokës, vetëm pse tha mendimin e tij të lirë. Po ashtu është dhe shkarkimi i Luan Baçit, që ishte pro Berishës.

Unë kam gati 30 vite në PD. Kam kontribuar. Unë nuk jam në PD për një post, nuk druhem nëse më shkarkon zoti Basha, sepse mendoj që ajo që kam zgjedhur është parimore. PD ka nevojë për liri veprimi, për t’u bërë më e hapur, gjë që Basha ka zgjedhur të mos e bëjë.

Sali Berisha po propozon ndryshime rrënjësore nga PD, që janë përqafuar nga një pjesë e madhe e demokratëve. Ai propozon një parti më të hapur, më të fortë, më demokratike. Vetëm kështu, më shumë qytetarë do të kenë besim te PD. Pra duhet hapur, jo mbyllur. Momentalisht nuk ka liri veprimi brenda PD” – tha Vokshi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, përplasen 4 makina (FOTO)

Një aksident është shënuar në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Në aksident janë përfshirë 4 makina, e për pasojë është dëmtuar lehtë një person. E plagosura...

16:35

Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike

Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë. Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjet...

19:17

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI