Flash

Gazetari serb mohon gjenocidin në Srebrenicë, presidenti i Bosnjës i ikën nga intervista (VIDEO)

Lapsi.al 9 November 2021
Gazetari serb mohon gjenocidin në Srebrenicë, presidenti i
Kryetari i Presidencës boshnjake, Zeljko Komshiç ka braktisur intervistën me agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, pasi gazetari që po e intervistonte e mohoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid. Gjatë intervistës, gazetari tha se ai nuk pajtohet se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se pozicioni i tij nuk ishte i rëndësishëm. Komshiç tha se pozicioni është i rëndësishëm dhe e pyeti gazetarin se pse nuk pajtohet. “Që një krim i tmerrshëm ka ndodhur?”, tha gazetari i Tanjugut. “Është gjenocid. Ky është gjykimi i Tribunalit ndërkombëtar. Gjenocidi nuk është një krim i tmerrshëm. Krimet e tmerrshme janë tjera”, tha Komshiq. “Ky është pozicioni yt”, shtoi gazetari. “Nuk është pozicion i imi. Është çfarë verdikti i gjykatës ka thënë”, tha Komshiç. “Me çfarë pajtoheni ju?”, pyeti gazetari, Komshiç iu përgjigj “Dhe ju nuk pajtoheni?” “Nuk pajtohem me këtë”, tha gazetari. Pas kësaj deklarate, Komshiç u ngrit nga intervista, i tha atij se intervistën do ta realizoj me dikë tjetër./GazetaEsxpress

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI