Një ngjarje e rrallë në Afrikën e Jugut ka bërë vend në mediat ndërkombëtare.
Disa persona janë futur brenda një rajoni policie në qytetin e KwaZulu-Natal dhe kanë grabitur një sasi prej 541 kg kokainë.
Autoritetet thanë se lënda narkotike kapte vlerën e rreth 13 milionë dollarëve.
Grabitësit hynë në rajonin e policisë përmes dritareve duke thyer xhamat. Më pas kanë mundur të hyjnë në dhomat e blinduara ku mbahej lënda narkotike.
Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen në fjalë teksa policia vendase po vijon hetimet për identifikimin e autorëve.