Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

FOTO/ Sirianët ngrenë çadrat në kufirin grek, hyjnë natën në Shqipëri

Lapsi.al 5 November 2021
FOTO/ Sirianët ngrenë çadrat në kufirin grek, hyjnë

“30 vjet vjet pas kalimit të mijëra emigrantëve ekonomikë shqiptarë nga zona e Ieropigi për në Greqi, fshati i largët i Kastorisë është kthyer sërish një vendkalim për refugjatë dhe emigrantë. Këtë herë, ata janë nga Siria, Afganistani, Pakistani dhe Egjipti, të cilat po ndjekin rrugën e kundërt duke hyrë për në Shqipëri dhe më pas ne Evropën Qendrore”.

Nis kështu një reportazh i gjatë i gazetës greke “Ethnos” që ka marrë rrëfimet e këtyre njerëzve dhe përpjekjet e mundishme të rrugëtimit të tyre.

“Vëlla, sot do të përpiqem ta kaloj sërish natën për në Shqipëri. Frontex ka dy muaj që më ndalon dhe më detyron të kthehem. Unë nuk do të dorëzohem derisa të shkoj në Belgjikë ku janë vëllezërit e mi” – thotë Jusufi nga Siria me një anglishte gjysmake.

Ai heq këpucët për t’i treguar gazetarit këmbët e tij nga orët e pafundme të ecjes prej 6 muajsh. Ata nisen përgjithësisht nga Selaniku. Zbresin jashtë qytetit dhe më pas ecin 20 km derisa të arrijnë në Ieropigi.

Aty ndalen te supermarketi i fshatit i cili është përshtatur për nevojat e refugjatëve. Ata blejnë batanije, çanta gjumi, çizme dhe mushama, kanaçe për të bërë 3 kilometra drejt fshatit i cili është vetëm 300 metra nga Shqipëria.

“Ata që kanë para ia dalin të kalojnë relativisht lehtë, por ata që kanë mbetur pa para kthehen disa herë në malet e Ieropigisë dhe të nesërmen provojnë sërish derisa t’ia dalin” – thotë një prej tyre. Një kishë e vjetër aty thuajse është shkatërruar nga zjarret e ndezura nga refugjatët për t'u ngrohur dhe që tashmë ka me dhjetëra mbishkrime arabe në mure.

Nga pala shqiptare patrullojnë përgjatë gjithë gjatësisë së kufirit duke i kthyer ata prapa. Ata që arrijnë të kalojnë gjejnjë taksi që i presin dhe i çojnë në Korçë. Prej aty, trafikantët e tjerë i çojnë në Tiranë. Udhëtimi vazhdon për në Kosovë dhe Serbi. Kur arrijnë atje, kanë dy mundësi për të arritur në Evropë, nëpërmjet Rumanisë ose nëpërmjet Hungarisë. ©LAPSI.al

George Papadopoulos / Refugjatët jashtë Ieropigi presin natën

George Papadopoulos / Refugjatët kanë krijuar një kamp informal jashtë Ieropigi, në zonën e vdekur

George Papadopoulos / Refugjatët kanë krijuar një kamp informal jashtë Ieropigi, në zonën e vdekur

George Papadopoulos / Çifti refugjatësh pret në zonën e vdekur deri në mbrëmje dhe përpiqet të kalojë përsëri kufirin

George Papadopoulos / Posta e vjetër ushtarake që ekzistonte në zonë deri në vitet '80, kur marrëdhëniet me Shqipërinë ishin ende të vështira, është kthyer në një strehë refugjatësh.

George Papadopoulos / Tarif Marsal po fle ditët e fundit në kishën e Agios Nikolaos

George Papadopoulos / Mbishkrime arabe në postin e vjetër ushtarak grek

George Papadopoulos / Mbishkrime arabe në kishën e Agios Nikolaos

Nuk krijojnë probleme të veçanta, thotë bariu Thomas Liamis / George Papadopoulos

 

Të këshilluara

Vritet një person në qendër të Elbasanit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të qytetit të Elbasanit. Një grup të rinjsh janë përleshur deri në përdorimin e armëve të ftohta....

20:38

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI