Është arrestuar autori i vrasjes me thikë të një 28-vjeçari mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit dhe plagosjes së vëllait të tij. Personi i arrestuar është Ardit Hida 24 vjeç.
Viktima është Florenc Kovaçi ndërsa i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë vëllai i tij Mikele Kovaçi, 19 vjeç.
Vëllezërit janë përleshur me një grup tjetër deri në përdorimin e armëve të ftohta. Shkak për përplasjen thuhet se është bërë një vajzë. ©LAPSI.al
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Video-2021-11-05-at-20.56.15.mp4"][/video]
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Video-2021-11-05-at-20.55.34.mp4"][/video]