Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Biden sulmon liderët e Kinës dhe Rusisë për mungesën e tyre në samitin e klimës

Lapsi.al 3 November 2021
Biden sulmon liderët e Kinës dhe Rusisë për mungesën e

Presidenti i SHBA Joe Biden në fjalën e tij nga samiti për klimën i COP26  ka kritikuar liderët e Kinës dhe Rusisë për mospjesëmarrjen. Mediat e huaja raportojnë se Biden deklaroi se klima ishte një çështje gjigande dhe se Kina u largua duke shtuar se ishte e njëjta gjë edhe me Rusinë.

Të dy vendet megjithatë kanë dërguar delegacione në bisedimet, të cilat do të zgjasin për dy javë deri më 14 nëntor, asnjë nga liderët nuk ishin pjesë e samitit.

Kina është emituesi më i madh në botë i dioksidit të karbonit, i ndjekur nga SHBA. Rusia është e pesta më e madhe pas BE-së dhe Indisë.

Më shumë se 120 liderë morën pjesë në konferencën në qytetin më të madh të Skocisë. Në këtë samit vendet pjesëmarrëse kanë njoftuar tashmë marrëveshje të mëdha, duke përfshirë një zotim global për të ulur nivelet e metanit deri në vitin 2030, si dhe për t’i dhënë fund dhe anuluar shpyllëzimin deri në të njëjtin vit.

Ndërkohë Kina dhe Rusia janë janë nënshkruese të premtimit për të anuluar shpyllëzimin. Përpara fjalimit të Bidenit, Putin praktikisht iu drejtua një takimi mbi menaxhimin e pyjeve në samitin COP26 të martën, duke thënë se Rusia merr “masat më të forta dhe më të fuqishme për të ruajtur” pyjet.

Të këshilluara

Yahoo largohet nga Kina pas 22-viteve

Kompania amerikane për shërbime të internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po r...

15:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI