Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Berisha: Rama dhe Basha kanë marrëveshje të fshehtë për të ndryshuar Kushtetutën

Lapsi.al 26 October 2021
Berisha: Rama dhe Basha kanë marrëveshje të fshehtë për

Sali Berisha nga “Foltorja” në Kavajë ka kundërshtuar propozimin e Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese. Në fjalën e tij Berisha u shpreh se ndryshimet po bëhen me kërkesë të Ramës dhe gjithçka është një marrëveshje.

Më tej ai u bëri thirrje deputetëve të PD që mos të votojnë ndryshimet, pasi PD do të dalë e humbur.

“Presim me padurim që të fillojnë protestat që do të përfundojnë vetëm me rrëzimin tënd përfundimtar. Qytetarëve që u rrëmbehet vota, ata kanë mënyrë tjetër.

Atyre që u vidhet kutia, kanë rrugë dhe mënyrë tjetër votimi. Me Edi Ramën që kontrollon votën zgjedhje në Shqipëri nuk mund të ketë.

Ndaj ne do t’i japim përgjigjen e duhur këtij armiku të egër për shqiptarët. Në këto momente Edi Rama me pengun e tij kanë planifikuar asgjësimin e pluralizmit.

Ish-kryetari nuk njeh statut, vepron si Enver Hoxha, i thotë kryetarit të Fierit je i shkarkuar. Shkarkon Flamur Nokën se nuk bie dakord me fyerjet që ai u bën shqiptarëve.

Ish-kryetari në një marrëveshje të fshehtë po konkretizon marrëveshjen e turpit me Edi Ramën. Në 30 vite nuk është hapur parlamenti me ndryshime kushtetuese, i janë lëshuar Kushtetutës si çakej.

Nga kjo “Foltore” u bëj thirrje deputetëve të PD që të mos votojnë ndryshime, pasi gjithçka është e diktuar nga Edi Rama”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Zjarr i madh në parkun e Shkupit

Flakët e zjarrit kanë përfshirë pasditen e kësaj të marte parkun e qytetit të Shkupit afër stadiumit në Shkup. Mediat vendase bëjnë me dije se paraprakisht d...

17:29

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43