Flash

3 orë mbledhje/ Basha përplaset me krerët e degëve: Nuk do të bunkerizoj PD-në

Lapsi.al 26 October 2021
3 orë mbledhje/ Basha përplaset me krerët e degëve: Nuk do

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e së martës kryetarët e degëve të kësaj partie në rrethe. Mbledhja ka nisur rreth orës 18.00 dhe është mbyllur në orën 21.00.

Qëllimi i takimit ka qene çështja e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore. Basha ka deklaruar se ka vendosur që në terren për Reformën Territoriale të dalë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Mësohet se në takim është hapur edhe përplasja me Berishën, por Basha u është drejtuar me fjalët: “Nuk dua të bunkerizoj PD-në” duke nënkuptuar prishjen me SHBA-të.

“Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama,” - ka thënë Basha.

Mësohet se Basha është kundërshtuar nga Anton Pjetërnikaj, kryetar i PD në Paskuqan; Dashamir Aliko, kryetar i PD në GJirokastër dhe Isuf Çelaj kryetar i degës së PD në Tropojë.

“Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngordh demokracia”, - mësohet të ketë thënë Pjetërnikaj.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje. Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve pas largimit të Berishës,”- kanë shtuar Aliko dhe Çelaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sulmohet me thikë kryetari i Prishtinës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë nga trajneri i futbollit Afrim Toverlani. Sipas policisë, i dysh...

20:35

Aksident në Elbasan, një i plagosur

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se motori është përplasur me një biçikletë, në hyrje të qytetit. Për pasojë ka m...

20:11

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI