Flash

Zbulohet identiteti i 4 turistëve të vdekur në saunën e hotelit në Qerret

Lapsi.al 16 October 2021
Zbulohet identiteti i 4 turistëve të vdekur në saunën e

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në një hotel në Qerret të Kavajës, ku 4 turistë rusë u gjetën të pajetë brenda një saune. Burimet thanë se turistët rusë kishin prenotuar në hotel “Gloria” dhe ndodheshin aty prej 1 jave.

Ata janë 2 burra dhe 2 gra të cilët u gjetën të pajetë nga stafi i hotelit rreth orës 22:20 të premtes. Viktimat janë Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Alarmin për zhdukjen e tyre e vunë miqtë e turistëve. Pas gjetjes së trupave u lajmërua ambulanca, por duket se ka qenë tepër vonë. Policia tha në një njoftim paraprak se shkak për humbjen e 4 jetëve të jetë bërë asfiksia në sauna.

Dyshohet se turistët rusë kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe se kanë qëndruar më gjatë se sa lejohet brenda në sauna. Stafi dhe drejtuesit e hotelit janë shoqëruar në komisariatin e Kavajës për të dhënë dëshmitë.

Do të jetë ekspertiza ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Lidhur me ngjarjen e rëndë mësohet se është njoftuar edhe ambasada ruse në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI