Flash

Negociata kundër “non grata”/ Berisha i përgjigjet ambasadores Yuri Kim

Lapsi.al 15 October 2021
Negociata kundër “non grata”/ Berisha i përgjigjet
Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj një deklarate të bërë më herët të ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim e cila me anë të një komenti në Twitter u shpreh se nuk do të kishte asnjë lloj negocimi me persona të cilët ishin shpallur non-grata. “Përcaktimi publik 7031(c) nuk është subjekt “negocimi” & askush nuk duhet të pretendojë se është “ndërmjetës”. Ata të cilët janë përcaktuar publikisht mund t’ua vënë fajin konspiracioneve, por faktet janë të pamohueshme”– shkroi Kim. Në takimin me sipmatizantët e PD në Korçë, Berisha mohoi kategorikisht që të kishte bërë negocime pas shpalljes së tij non-grata dhe shtoi se i vetmi instrument të cilin ai kishte menduar kishte qenë gjykata e Francës ku edhe ka paditur sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. “Në mënyrë absolute asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjë lloj ndihme. Zero. Pse? Gjykata, gjykata. Nuk kam fare as negociata, as stërnegociata, asnjë gjë. Edhe kryetari i thashë mos u përzieni, partia nuk ka punë me këtë çështje” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI