Flash

Polonia miraton ligj për dëbimin e migrantëve

Lapsi.al 15 October 2021
Polonia miraton ligj për dëbimin e migrantëve

Parlamenti i Polonisë miratoi një ligj që i lejon rojet kufitare t’i dëbojnë menjëherë migrantët që kalojnë ilegalisht kufirin. Rojet gjithashtu do të kenë fuqi t’i refuzojnë kërkesat për azil ndërkombëtar, pa u shqyrtuar. Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenka, për dërgimin e mijëra migrantëve në kufijtë e BE-së. Bashkimi Evropian thotë se ai po përpiqet t’i destabilizojë shtetet anëtare, për t’u hakmarrë kundër sanksioneve që i ka vënë blloku.

Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar, kushdo që kërkon mbrojtje ndërkombëtare, duhet të ketë qasje në procesin e azilit, edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Edhe pse është e ndaluar të dërgohen njerëzit atje ku mirëqenia e tyre mund të jetë në rrezik, grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Poloninë për kthimin e migrantëve tash e sa muaj. Së paku gjashtë viktima janë gjetur pranë kufirit. Migrantët dyshohet se kanë vdekur si pasojë e të ftohtit. Ligji i ri i miratuar në Parlamentin polak duhet të nënshkruhet tani nga presidenti Andrzej Duda./REL

Të këshilluara

Merkel: Në BE po veprojnë forca centrifugale

Kancelarja Angela Merkel u nderua në Spanjë me Çmimin Karl V për angazhimin e saj për Evropën. Kancelarja e shfrytëzoi këtë rast për t’u dërguar një apel shtete...

08:55

Bill Clinton shtrohet në spital

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në spital pranë Universitetit të Mjekësisë në Kaliforni. Sipas CNN ai kishte një infeksion në traktin urinar ...

08:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI