Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në lagjen e “Komunës së Parisit” ku një 22-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 dhe i riu i plagosur është identifikuar si Redi Balla. Ai është qëlluar brenda makinës se tij të parkuar dhe tani ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se shërbimet kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj. /LAPSI.al
[video width="234" height="426" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/244955671_258345746222557_7772382021541172391_n.mp4"][/video]