Policia ka dhënë sqarime në lidhje me të shtënat e armëve që u raportuan mbrëmjen e së martës në Tiranë.
“Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj” – thuhet në njoftimin paraprak të policisë. ©LAPSI.al
[video width="234" height="426" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/244955671_258345746222557_7772382021541172391_n.mp4"][/video]