Flash

Dëshmitari në Hagë kundër Salih Mustafës: U trajtova baras me kafshën!

Lapsi.al 12 October 2021
Dëshmitari në Hagë kundër Salih Mustafës: U trajtova

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës, ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa, i cili është akuzuar për krime lufte. Në këtë seancë ishte i pranishëm dëshmitari i katërt , i cili ka folur rreth ndalimit në Zllash.

Ndërsa iu është përgjigjur pyetjeve pyetjeve të prokurorit, dëshmitari është shprehur se e ka kuptuar se ka qenë në Zllash nga njerëzit që kanë qenë aty.

“E mora vesh nga njerëzit që kanë qëndruar në atë vend se ku ndodhesha”, ka thënë ai.

Gjithashtu është pyetur nëse personat të cilët e morën peng mbanin apo jo armë, ai tha,- se nuk kishte parë armë, por tregoi se kishin të veshura rroba me uniformë të UÇK-së, ndërsa ka theksuar se e kanë mbajtur në një banesë ku kishte edhe kafshë.

“Nuk e di për armë, s’kam parë. Me siguri i kanë pasur në brez. Ata kishin rrobat e UÇK-së. Shtëpia ku më futën ishte dykatëshe. Kishte një dritare të vogël. Aty gjeta edhe njerëz të tjerë”, ka deklaruar me tej ai. Ai gjithashtu u shpreh se është trajtuar në mënyrë çnjerëzore.

“Trajtimi ka qenë çnjerëzor, njeriu kur ndodhet në një vend të tillë nuk e ka më ndjenjën njerëzore, por barazohet me kafshën. Nuk di se si ta përshkruaj sepse atëherë kur nuk e pret gjendesh në një vend me kafshë”.

Salih Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 ka kryer krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash , në afërsi të Prishtinës .

Procesi gjyqësor i cili ka nisur nga ora 09:30 pritet të zgjasë deri në 16:00. Kujtojmë se më 5 tetor përfundoi dëgjimi i dëshmitarit të tretë për këtë çështje.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Kretë

Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter shkundi jugun e Kretës mesditën e sotme. Epiqendra u ...

11:59

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI