Flash

Edhe Albana Vokshi kundër Bashës: Si po asfiksohet PD drejt një vdekjeje të sigurt

Lapsi.al 11 October 2021
Edhe Albana Vokshi kundër Bashës: Si po asfiksohet PD drejt një

Pas shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë (me një vendim të kryetarit Lulzim Basha) ka reaguar deputetja e PD-së Albana Vokshi. 

Ajo që deri tani ka mbajtur një linjë të distancuar në publik nga debati Basha – Berisha ka thyer heshtjen. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan për fenomene që po dëmtojnë PD-në.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt” – shkruan Vokshi.

Më herët Vokshi kishte kritikuar vetëm brenda forumeve vendimin e Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Ajo është deputeti i radhës që kalon në krah të ish-kryeministrit që duke se po merr terren në grupin parlamentar të PD. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI