Flash

Kush është Thoma Gëllçi/ Zëdhënësi i 3 kryeministrave që iu vunë prangat nga SPAK

Lapsi.al 8 October 2021
Kush është Thoma Gëllçi/ Zëdhënësi i 3

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të këtij institucioni janë arrestuar me urdhër nga SPAK. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Bëhet fjalë për tenderin me vlerë mbi 86 milionë lekë të reja (pa TVSH) të zhvilluar në vitin 2019 për blerjen e pajisjeve për kanalin “TVSH Agro”.

Po kush është Thoma Gëllçi?

Ai ka studiuar gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës, në periudhën 1980-1984.

Nga viti 1985 deri më 1992, ai punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën Zëri i Popullit, organ zyrtar i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe, pas vitit 1991, i Partisë Socialiste.

Në periudhën 1992-1996, ai shërbeu si kryeredaktori i gazetës Zëri i Popullit, gjatë kohës kur Partia Socialiste ishte në opozitë.

Gëllçi shërbeu si zëdhënës i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me Kryeministër Bashkim Fino gjatë periudhës mars-qershor 1997.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, ai shërbeu si zëdhënës dhe drejtues i zyrës së informacionit të kryeministrave socialistë: i Kryeministrit Fatos Nano më 1997-1998, i Kryeministrit Meta më 1999-2002 dhe sërish i Kryeministrit Nano më 2002 deri më 2005.

Pas largimit nga pushteti, në vitin 2005, të PS-së, Gëllçi emigroi në SHBA, nga ku u kthye për të marrë drejtimin e RTSH në maj të 2016 e ndërsa u lirua nga detyra pas 5 vjetësh në maj të 2021. Në vend të tij, u emërua Martin Leka.

Të këshilluara

Arrestimi i Gëllçit. Si e komenton Rama

Edi Rama ishte i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë" kur live Arjan Çani i ka njoftuar lajmin e arrestimit nga SPAK të ish drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi. "...

22:03

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI