Flash

Fundi si “Romeo dhe Zhuljeta” në Tiranë, e reja nga Gana hyri sot në Shqipëri. Detaje nga krimi makabër

Lapsi.al 2 October 2021
Fundi si “Romeo dhe Zhuljeta” në Tiranë, e reja nga Gana

E reja nga Gana e cila u vra sot nga partneri shqiptar Klinton Pira në Tiranë kishte hyrë në Shqipëri mesditën e sotme. ABC raporton se 31-vjeçarja ishte pritur në aeroport nga partneri i saj me origjinë nga Dibra. Përmes “Booking” ajo kishte marrë me qira për tre ditë banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë.

Ndërsa Pira nga ana tjetër kishte një muaj e gjysmë që kishte ardhur në Shqipëri. Çifti ishin njohur në Angli ku dhe kishin bashkëjetuar për disa kohë. 26-vjeçari jetonte me familjen e tij në Laprakë. Gjatë sherrit ai e ka goditur disa herë me thikë partneren e tij ganeze, ndërsa shumica e plagëve janë konstatuar në pjesën e gjoksit.

Dyshohet se një nga nga plagët kanë qenë pranë zemrës, gjë që mund t’i ketë shkaktuar asaj vdekjen. Në banesën ku ajo po qëndronte janë gjetur vetëm rroba. Fqinjët janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe nuk dinë të thonë mbi arsyet që mund të kenë sjellë këtë tragjedi.

Pira qëlloi 31-vjeçaren me thikë dhe gjatë kohës kur kjo e fundit zbriti poshtë për të kërkuar ndihmë ai u hodh nga kati i tetë duke gjetur vdekjen. Ndërsa e plagosura u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk mund t’u mbijetojë plagëve.

Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të riun nga Dibra të ndërmarrë aktin ekstrem që solli në fund si “Rome dhe Zhuljeta” të historisë së tij të dashurisë me 31-vjeçaren ganeze me nënshtetësi franceze.

Çifti shfaqeshin mjaft të dashuruar në rrjetet sociale. Pira kishte postuar shumë foto në rrjetet sociale ku shfaqej krah të resë ganeze ndërsa në sy bien dedikimet e tij të dashurisë. /Abc

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI