Flash

Tronditet Tirana, i riu shqiptar godet me thikë vajzën nga Gana, më pas hidhet nga kati i tetë. Të dy ndërrojnë jetë (Emrat)

Lapsi.al 2 October 2021
Tronditet Tirana, i riu shqiptar godet me thikë vajzën nga Gana,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Një i ri 26-vjeçar Klinton Pira me origjinë nga Dibra, ka goditur me thikë 31-vjecaren Jawsackie Jaboah me origjinë nga Gana, por me nënshtetësi franceze. Vajza ka dalë nga banesa ka zbritur poshtë ka kërkuar ndihmë. Ndërsa i riu dyshohet se është hedhur nga kati i 8 dhe ka ndërruar jetë në vend. Vajza ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Pjetër Budi, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë.

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Tiranë, 24-vjeçari bie nga lartësia

Një 24-vjeçar ka rënë nga lartësia në Mullet të Tiranës pasi punonte në ndërtim. E.Gj, është dërguar në spital dhe po kurohet nga mjekët. NJOFTIMI NGA POLICI...

18:17

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI