Flash

Ambasada e SHBA: Të plotësohen vakancat e krijuara nga vettingu

Lapsi.al 2 October 2021
Ambasada e SHBA: Të plotësohen vakancat e krijuara nga vettingu

Ambasada amerikane në Shqipëri mbështet miratimin e një harte të re gjyqësore dhe adresimin e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë të krijuara pas procesit të vetingut. Në një reagim në faqen e saj zyrtare ambasada thekson se konsensusi për hartën e re gjyqësore do u sigurojë qytetarëve shqiptarë Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur.

Ai shton se do të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë

“Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet. Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re gjyqësore për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vetingut.

Takimi i kësaj jave i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Hartën e Re Gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi që do t’u sigurojë qytetarëve të Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur.

Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit”, thuhet në deklaratë

Të këshilluara

Tiranë, 24-vjeçari bie nga lartësia

Një 24-vjeçar ka rënë nga lartësia në Mullet të Tiranës pasi punonte në ndërtim. E.Gj, është dërguar në spital dhe po kurohet nga mjekët. NJOFTIMI NGA POLICI...

18:17

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI