Në takimin që zhvilloi me demokratët e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal edhe te skandali me patronazhistët në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha me këtë sistem qeveria zëvendësoi sistemin skllavopronar. Ish-kreu i PD tha se dy motra të një deputeti i kishin thënë të vëllait se nuk e votonin dot, pasi kishin frikë se u filmonin votën dhe i hiqnin nga puna.
“U përdorën patronazhistët për herë të parë. Kujt i kujtohet një film në Amerikën Latine me një mësuese, ku në një proces elektoral vranë edhe mësuesen.
Patronazhistët ishin sistemi që erdhi pas skllavopronarëve. Të njëjtën gjë bënte edhe sigurimi i Shtetit dhe fillonte procesin kundër atij që nuk votonte.
E tregova në Durrës po jua them edhe ju. Motrat e një deputeti i thanë vëllait nuk të votojmë dot sepse na filmojnë votën e na heqin nga puna. Edi Rama na vodhi votën, pengu i tij na tradhtoi,” - tha Berisha. ©LAPSI.al