Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Presioni i prindërve/ Tërhiqet qeveria, nga e hëna rinis mësimi normal pa orë të shkurtuara

Lapsi.al 1 October 2021
Presioni i prindërve/ Tërhiqet qeveria, nga e hëna rinis

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, përmes një video-mesazhi i është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve duke thënë se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

“Nisur nga shqetësimet tuaja të drejta, por sidomos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësinë në sistemin arsimor, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit”, tha ministrja Kushi në video-mesazh, ndërsa shpreh mirënjohjen ndaj ekspertëve:

“U jam mirënjohëse ekspertëve, të cilët duke marrë parasysh ecurinë mjaft të mirë të vaksinimit të mësuesve, tashmë mbi 88% të vaksinuar, na dhanë mundësinë që të rikthejmë mësimin normal në të gjitha shkollat tona duke filluar që nga dita e hënë e javës së ardhshme, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne. Faleminderit të gjithëve dhe suksese”, tha ajo.

Në mënyrë të habitshme, Ministria e Arsimit kishte vendosur që orët të zhvilloheshin të reduktuara dhe mësimi të bëhej me turne.

Kjo solli reagimin e ashpër të prindërve, të cilët bënë edhe një peticion, duke mbledhur mijëra firma.

Pas presionit të tyre, Ministria e Arsimit është tërhequr dhe ka korrigjuar një vendim qesharak dhe të pajustifikueshëm.

Të këshilluara

Covid i merr jetën punonjësit të policisë

Një efektiv i policisë Rrugore në Shkodër, raportohet se ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin e kanë bër të ditur familjarët e efektivit, i cili nu...

18:22

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident ka ndodhur pranë parkut të policisë së qytetit të Fierit. Automjeti ka përplasur një këmbësor për vdekje. Aksidenti me pasojë plagosjen e një shtet...

20:12

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI