Një aksident ka ndodhur pranë parkut të policisë së qytetit të Fierit. Automjeti ka përplasur një këmbësor për vdekje. Aksidenti me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qendër të qytetit jugor, pranë Parkut Qendror.
Një person që po kalonte me motor ka goditur një person tjetër që po ecte në këmbë anës rrugës, që nuk e ka parë e për pasojë këmbësori është përplasur përtokë.
NJOFTIMI
Informacion paraprak
Sot rreth 19:40, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip “Honda” ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar shtetasi Sh. K në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.