Flash

Rama flet në OKB: Njihni pavarësinë e Kosovës

Lapsi.al 24 September 2021
Rama flet në OKB: Njihni pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara të OKB-së.

“I detyrohem një falënderim Republikës së Turqisë që na dha dozat për të nisur vaksinimin. Po ashtu edhe Italisë, Greqisë, Letonisë, e të gjithë atyre që janë ofruar të na ndihmojnë. Pabarazia në qasjen për vaksina ka nxjerrë edhe njëherë e më shumë në pah përplasjen.

Duhet të qëndrojmë së bashku për të rezistuar ndaj nacionalizmave. Eksperienca e gjatë e OKB na ka mësuar se eksperienca kërkon bashkëpunimin e të gjithëve” – tha Rama që u ndal edhe te procesi i integrimit.

“Shqipëria eshtë gati. Ajo pret që BE të bëjë punën e saj. Integrimi është burim frymëzimi” – tha Rama që u bëri thirrje vendeve anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kjo Asamble e madhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës. Më keni dëgjuar më shumë se njëherë këtu të bëj thirrje për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion, por ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Evropës, në Ballkanin Perëndimor ku një shtet i ri lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo punë duhet të përfundohet. Dua ta theksoj, ta përsëris thirrjen, sepse realiteti na ka treguar neve, kosovarëve, serbëve, të gjithë ballkanasve, se një Kosovë e pavarur, e sovrane, është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka sjellë shumë paqe në rajon, ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara e hidhur. Është pjesë e së ardhmes së përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja mundësi për të sjellë njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve. E them me bindje absolute, vetëm maturia, kurajoja dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, - tha kryeministri Rama”, ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI