Flash

Kamioni del nga rruga në Kuçovë, bllokohet në makinë drejtuesi

Lapsi.al 24 September 2021
Kamioni del nga rruga në Kuçovë, bllokohet në makinë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë.

Policia njofton se një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar.

“Sot, rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet”, - njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI