Flash

Gjykata lë në burg 8 të arrestuarit për tenderin e uniformave të policisë

Lapsi.al 24 September 2021
Gjykata lë në burg 8 të arrestuarit për tenderin e

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Apelit për lënien në burg të 8 ish-zyrtarëve që abuzuan me tenderin e uniformave të policisë.

Gjyqtari i GJKKO Erion Bani ka lënë në fuqi vendimin e datës 30 korrik të apelit dhe ka refuzuar kërkesën për lirim nga burgu të 8-ish zyrtarëve, pjesë e skanalit me abuzimin e tenderit për uniformat e policisë. Gjatë javës së ardhshme GJKKO do të nis gjykimin për këtë çështje.

Pas hekurave ndodhen Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike, Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit, Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit, Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit, Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ndërsa Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit, është lënë në arrest shtëpie.

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

Kjo llogaritet si dëm ekonomik nga gjykata e posaçme dhe rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave, për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë, por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në garë ka edhe abuzime të tjera që lidhen me cilësinë dhe sasinë e çështjeve policore.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI