Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Berisha nis "Foltoren" kundër Bashës me akuza për Ramën: Sot betohet për herë të tretë kreu i Meduzës

Lapsi.al 16 September 2021
Berisha nis "Foltoren" kundër Bashës me akuza për

Ka nisur takimi i ish-liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha me anëtarët e kësaj partie. Ai është pritur me ovacione nga të pranishmit.

Në ketë mbledhje është paralajmëruar se do të mblidhen firma për të kërkuar referendum lidhur me vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berisha. Kjo nismë është quajtur edhe si “foltorja e bashkimit dhe sovranitetit të PD-së”

“Është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike më të bashkuar më të fortë dhe më të hapur e më të sigurt në të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në Parlament betohet për të tretën herë kreu i i Meduzës së krimit të organizuar. Një gangster që nuk njeh normë e ligj por që ndërtoi në këtë tokë narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Është ditë jo fatkeqësi po mënxyrë kombëtare. Me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër se në 8 vite ka mjeruar dhe ka varfëruar shqiptarët. 8 vite më parë ata merrnin rroga më të mëdha se të gjithë popujt e Ballkanit përfshirë bullgarët dhe rumunët. Sot paguhen 30% më pak edhe se kosovarët. Sot betohet njeriu që me vjedhje dhe taksa me PPP i ka krijuar dhe shkaktuar vendit dhe e ka ngjitur në çatinë e botës për korrupsion. Vendi i dytë më i korruptuar i botës. Është fatkeqësi për Shqipërinë se betohet njeriu që e bëri Shqipërinë dele të zezë të Europës.” tha Berisha.

Berisha disa ditë më parë paralajmëroi në media se duke nisur nga kjo e enjte do të nisë lëvizjen kundër Bashës pasi sipas tij me vendimin e përjashtimit kreu i PD-së ka cënuar sovranitetin e kësaj partie.

Pritet që Berisha këto lloj takimesh t’i zhvillojë edhe në qytete të tjera të vendit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI