Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Opozita kërkon Ramën në seancë, bllokohet foltorja

Lapsi.al 16 September 2021
Opozita kërkon Ramën në seancë, bllokohet foltorja

Seanca e tretë e kuvendit që po mbahet ditën e sotme ka nisur plot tensione. Arsyeja është kërkesa e opozitës që kryeministri Edi Rama të jetë prezent.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka pranuar që të flasë ditën e sotme duke kërkuar me ngulm që Rama të jetë prezent në seancë.

Sipas tij ai po thyen rregullat bashkë me kryetaren e Kuvendit.

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bllokuar foltoren ditën e sotme duke krijuar tension të madh në sallë.

Socialisti Taulant Balla është shprehur se nuk është në rregullore që të jetë i pranishëm në cdo seancë deputeti, duke theksuar se të gjithë duhet të mësojnë rregulloren dhe nuk merr përsipër të edukojë askënd.

“Neni që thanë kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet që të qëndrojë në të gjithë seancën plenare. të gjithë programin e hap kryetari i opozitës. Ajo që është po aq e rëndësishme unë që kam qenë në opozitë që unë nuk e kam pasur koha e kreut të opozutës. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend rregullorja nuk ka ndryshuar. Ne duhet ta vijojmë debatin për këtë çështje. Kemi 20 orë për të vijuar me këtë çështje. Nuk marr përsipër të edukoj askënd. Është një zhurmues në krahun e majtë. Nëse deputeti nuk e merr deputeti fjalën kalon tek ai pasardhës. Nuk ka asnjë nen që të mbështet”, tha Balla.

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj refuzoi të largohet nga foltorja , ndërsa kjo bëri që kryetarja e Kuvendit të pezullonte për të dytën herë seancën.

Ai kërkoi që sipas tij të zbatohen rregullat , dhe kryeministri Edi Rama të vijë në sallë.

“Na shtriu dorën qëparë që gjithçka do ndryshojë, urdhëro tani, ja kaq e thjeshtë është”, tha ai.

Nga ana tjetër, Edmond Spaho akuzoi Ramën se “po tallet me opozitën”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI