Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

A është më e afërt me qeverinë? Ambasadorja e SHBA: Më ka dërguar Presidenti amerikan për të përfaqësuar interesat tona

Lapsi.al 16 September 2021
A është më e afërt me qeverinë? Ambasadorja e SHBA:

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka folur për marrëdhënien e saj me qeverinë shqiptare. E pyetur se si i përgjigjet kritikave që e shohin më të afërt me qeverinë, ambasadorja e SHBA tha se ‘kjo është një akuzë me të cilën përballen diplomatë amerikanë kudo në botë dhe diplomatët në përgjithësi’, por se ajo është e dërguar e presidentit amerikan për interesat amerikane..

“Shpresoj që njerëzit të kuptojnë që si diplomatë, e dini, mua më ka dërguar Presidenti amerikan për të përfaqësuar interesat tona pranë qeverisë shqiptare. Pra, ka një arsye që kur vjen një diplomat amerikan, ai ose ajo shkon tek kreu i shtetit dhe paraqet letrat kredenciale. Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset. Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rreth e qark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Prandaj takohem kaq shpesh me anëtarët e opozitës, qoftë zotin Basha apo një numër njerëzish të tjerë. Dhe kam në plan të vazhdoj të udhëtoj rreth e qark Shqipërisë sepse dua të takohem me qytetarë të thjeshtë. Dua të di se ç’kanë në mend ata. Dua të kem mundësinë t’iu shpjegoj pozicionin e SHBA atyre përballë. Dhe nëse nuk janë në një mendje me diçka që them unë, dua të dëgjoj se çfarë pyetjeje kanë dhe të kem mundësinë t’i përgjigjem drejtpërdrejt. Deri tani, kam pasur disa biseda zhbiruese dhe ndriçuese. E dini, isha në Dibër pak javë më parë kur u ngjita në malin e Korabit. Kur isha atje, takova shumë njerëz në bulevardin kryesor. Më pëlqen të eci dhe të bëj biseda të vërteta sepse jam shumë e ndërgjegjshme që kur jam në Tiranë, kam një axhendë të mbushur plot dhe çdo person me të cilin flas është dikush që e kam takuar më parë, dhe ata dinë si t’i bëjnë këto biseda. Janë shumë, nuk dua të them të stisura, por kanë një lloj modeli të përhershëm.

Më pëlqen të dal jashtë Tiranës sepse ka raste kur dikush s’ka takuar kurrë një diplomat amerikan më parë dhe janë njerëz që kanë mendimet e tyre, kanë përvojën e jetës së tyre; kur eci në Tiranë, e di që nuk është gjithë Shqipëria, që ka shumë më tepër atje jashtë saj. Më pëlqen të shkoj në male. Ua kam thënë njerëzve më parë, e dini, familja ime në Kore është nga malet më të thella, më të ftohta në gadishullin korean dhe, nuk e di nëse është ky shkaku, por ndihem në shtëpi këtu, në male. Në të njëjtën kohë, jam rritur në një ishull tropikal dhe kur shkoj në jug, në Himarë apo Sarandë, ndihem shumë rehat edhe atje. Por këto biseda janë vërtet frymëzuese dhe janë shumë informuese sepse nuk përdorin pikat që duhen thënë. Dhe kur flas me ta, as unë nuk përdor të tilla, ndaj vërtet e vlerësoj atë mundësi dhe shpresoj ta vazhdoj”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI