Flash

Rekord punësimesh në shtet falë zgjedhjeve/ Qeveria shton 12 mijë të punësuar këtë vit

Lapsi.al 14 September 2021
Rekord punësimesh në shtet falë zgjedhjeve/ Qeveria shton 12

Numri i të punësuarve në institucionet e qeverisjes apo në ndërmarrjet shtetërore arriti në 185 mijë vetë, niveli më i lartë që nga viti 2002, në atë që duket se është thjeshtë vende pune në shkëmbim të votave.

Numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185 mijë vetë në fund të qershorit, me një rritje dramatike prej 12 mijë vetësh ose 7% në krahasim me qershorin 2020, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave. Një vit më parë, të punësuarit në shtet ishin 173 mijë vetë ndërsa në vitin 2013, kur kryeministri aktual mori pushtetin, ishin 164 mijë vetë ndërsa të punësuarit nuk u shtuan deri në vitin 2017. Në fakt, statistikat e INSTAT tregojnë se rritja e numrit të të punësuarve në shtet filloi në vitin 2018 ndërsa rritja më e madhe u krye gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, ndërsa qeveria e kryeministrit Edi Rama përgatitej për zgjedhje.

Në fund të shtatorit, sektori publik numëronte 172 mijë të punësuar ndërsa në fund të dhjetorit, 182 mijë vetë.

Qeveria nuk ka dhënë shpjegime se për çfarë arsye kaq shumë njerëz janë punësuar rishtaz. Aktualisht 26% ose një në katër shqiptarë të punësuar i përkasin sektorit publik, ku përfshihet qeveria qendrore, pushteti vendor dhe ndërmarrjet shtetërore, të tilla si OSHEE apo ujësjellësat.

Shqipëria ka pasur tendencën e pakësimit të të punësuarve në sektorin publik që nga rënia e komunizmit, pjesërisht për shkak se shteti ishte i mbingarkuar me punonjës pa produktivitet dhe pjesërisht për shkak se popullsia e vendit ka ardhur vazhdimisht në rënie. Herën e fundit kur Shqipëria kishte kaq shumë të punësuar në shtet ishte viti 2002. /birn

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI