Flash

Albin Kurti: Paqja në Ballkan vjen nëse Serbia heq dorë nga Kosova!

Lapsi.al 14 September 2021
Albin Kurti: Paqja në Ballkan vjen nëse Serbia heq dorë nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se çdo kompromis i mëparshëm me Serbinë ka qenë i gabuar. Nga Tirana, Kurti theksoi se ende mungon njohja e Serbisë për Kosovën dhe paqja në Ballkan vjen vetëm nëse Serbia ndryshon Kushtetutën dhe heq dorë nga Kosova.

Po ashtu ai paralajmëroi se reciprociteti do të vendoset dhe kësaj radhe nuk ka dështim.

Për Kurtin, Serbia po e lë Kosovën pa nënshkruar disa marrëveshje për shkak të refuzimit.

‘’Ku është njohja e Serbisë? Cili është kuptimi i atyre kompromiseve kur në qershor Vuçiç tha se nuk e njoh kurrë Kosovën.

Kompromiset kanë qenë të gabuara. Një prej arsyeve që na kanë votuar ne qytetarët. Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, jo Kosova. Paqe të qëndrueshme, siguri afatgjate ka në Ballkan kur Serbia ndryshon Kushtetutën dhe heq dorë nga Kosova.

Duhet të ndryshohet Serbia, në krye të së cilës qëndron kryeministri që ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Millosheviç. Unë kam qenë i burgosur politik, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca.

Detyrë e çdo shqiptari .

Janë 4 marrëveshje që janë duke u planifikuar, me të cilët do të duhe të rrumbullakësohet procesi i berlinit. Janë për udhëtimin me kartat e identitetit, udhëtimin prej vendeve të treta dhe për njohjen e diplomave e kualifikimeve akademike dhe profesionale. Arsyeja pse nuk i kemi këto marrëveshje sot është që Serbia të refuzojë termat territor, kufi, qeveri, shtet. Meqë ajo konsideron se këto aludojnë nënshtetësinë e Kosovës. Refuzimi i Serbisë na ka lënë pa marrëveshje. A do ndryshojë kjo në 6 tetor në Samitin e Sllovenisë, kjo mbetet të shihet.

Ne po bëjmë përgatitje. Janë përgatitje të mëdha sa i përket mbledhjes së dokumentacionit. Nuk është një gjë që s’mund ta bëjmë shpejt e shpejt. Këshilltarët e mi juridik, drejtësi dhe krimet e kryera gjatë luftës.

Besoj që Procesi i Berlinit pas Merkelit do të vazhdojë. Por çfarë do të jetë forma e formati nuk e them dot tani. S’besoj se do të ketë ndryshime thelbësore. Vërejta sot tek Merkel një interesim të theksuar që Procesi i Berlinit pas saj vetëm të forcohet.

Aman kuptojeni këtë. Reciprociteti do të vendose sepse s’ka si bëhet ndryshe, nuk ka drejtësi e barazi pa reciprocitet.

Po përgatitemi ta zbaojmë me sukses. Askush nuk e ka zbatuar më herët mirë, ne nuk do të dështojmë. E kemi theksuar tek reciprociteti për pakicat. Në Ballkan ka disbalancë. Serbët në Bosnje kanë Republikë, në Kosovë kanë të drejtë vetoje, kurse shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë ia heqin dhe adresat, ky është gjenocid.

Shtet më të mbikqyrur se Kosova nuk ka në ballkan. Njëherë kemi Eulex, KFOR. Arkivat duhet të happen në Beograd. ‘’- tha Kurti.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë goditi zonën e Volimes, në Zakynthos pak pas orës 1 pasdite të së martës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athi...

16:43

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI