Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Transportonin pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme nga Mali i Tomorrit, procedohen penalisht 2 persona në Berat

Lapsi.al 8 September 2021
Transportonin pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme nga

Policia e Beratit ka proceduar penalisht 2 persona të cilët transportonin pllaka guri dekorative të marra nga Mali i Tomorrit. Mësohet se dy shtetasit me iniciale C.Q., 44 vjeç dhe A.Q., 49 vjeç, po qarkullonin me një kamion me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast tjetër i paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit.

Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht dy shtetas të cilët po transportonin pllaka guri dekorative.

Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, evidentimit dhe parandalimit të krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasit C.Q., 44 vjeç, banues në Poliçan, (administrator subjekti) dhe A.Q., 49 vjeç, banues në Poliçan.

Shtetasi A.Q, u konstatua në aksin rrugor Çorovodë-Poliçan, me një mjet tip “Kamion”, në pronësi të shtetasit C.Q, të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI