Flash

Moshat e reja në Kosovë kanë simptomat më të rënda nga varianti “Delta”

Lapsi.al 31 August 2021
Moshat e reja në Kosovë kanë simptomat më të rënda

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka thënë para mediave se varianti Delta i COVID-19 është shumë më agresiv se variantet tjera dhe se ai po i prek edhe moshat e reja, raporton Gazeta Express. Vitia ka thënë se një pjesë e të rinjve të infektuar po kanë edhe simptoma të rënda.

“Duket se në mesin e qytetarëve por jo vetëm është krijuar një ide se ky variant edhe pse po shpërndahet më shpejtë është më i lehtë se variantet paraprake. Me shumë keqardhje më duhet të ju them se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Ky variant në studimet e fundit tregon se përveç shpërndarjes shumë më të shpejtë se variantet tjera paraprake, është edhe një nga viruset më agresive respiratore për momentin. Shpërndarja e tij është me e shpejt se sa gripi i zakonshëm, dhe ekuivalentë me linë e ujit që është sëmundja më ngjitëse që njehë sot shkenca. Një pjesë e madhe e moshave të reja po kanë simptome edhe të rënda”, ka thënë ai.

Vitia është shprehur se kjo ka ndikuar edhe që të përkeqësohet situata në spitale për një kohë shumë të shkurtër.

“Kjo natyrisht ka përkeqësuar situatën edhe në spitalet tona ku për një kohë shumë të shkurtër janë mbushur me pacientë me COVID. Gjatë takimit me komitetin e SHSKUK, kjo ishte brenga kryesore e profesionistëve tanë.

Fal angazhimit të personelit shëndetësorë në spitale janë rritur kapacitetet dhe përkundër vështirësive të shumta me të cilët po përballen ata, situata është në kontroll”, ka shtuar ai. Vitia ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, e pasi të marrin dy dozat e vaksinës të presin deri në 14 ditë që vaksina të bëj punën e saj.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në Greqi. Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës epiqendra u regjistrua 22 kilometra në ju...

16:10

Gjendet një trup i dekompozuar në Shijak

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shijaku. Një kufomë e dekompozuar është gjetur këtë mbrëmje në një parcelë toke. Policia njofton se nga këqyrja paraprake ...

22:56

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI