Flash

Basha reagon pas Këshillit Kombëtar: Sfidat e opozitës për kthimin e demokracisë

Lapsi.al 30 August 2021
Basha reagon pas Këshillit Kombëtar: Sfidat e opozitës për

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Ai thotë se kjo është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike.

“Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare” – shkruan Basha ne Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

PD bëhet me 4 nënkryetarë (Emrat)

Partia Demokratike bëhet me katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kanë marrë miratimin për të qenë nënkryetarë të P...

19:04

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI