Flash

Merr fund lufta 20-vjeçare/ Largohen të gjitha trupat amerikane nga Afganistani

Lapsi.al 30 August 2021
Merr fund lufta 20-vjeçare/ Largohen të gjitha trupat amerikane nga

Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen nga Afganistani duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës.

Largimi mbylli një kapitull të historisë ushtarake amerikane që ka gjasa të mbahet mend për dështimet kolosale, premtimet e paplotësuara dhe një largim përfundimtar kaotik që i kushtoi jetën më shumë se 180 afganëve dhe 13 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, mosha e disa prej të cilëve ishte vetëm pak më e madhe se sa vetë lufta.

Disa orë përpara së martës, afati i përcaktuar nga Presidenti Joe Biden për përfundimin e misionit të transportit ajror dhe rrjedhimisht përfundimin e luftës amerikane, avionët e Forcave Ajrore bartën kontingjentin e mbetur të trupave nga aeroporti i Kabulit.

Mijëra trupa kishin kaluar dy javë të tmerrshme, duke siguruar një transport ajror të përshpejtuar dhe të rrezikshëm të dhjetëra mijëra afganëve, amerikanëve dhe të tjerëve që donin të iknin nga një vend i sunduar përsëri nga militantët talebanë.

Në konferencën e shtypit ku deklaroi përfundimin e përpjekjeve të evakuimit dhe luftës, gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, tha se avionët e fundit u ngritën nga aeroporti i Kabulit në orën 3:29, sipas kohës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul. 

Pas largimit të amerikanëve në Kabul janë dëgjuar të shtëna armësh pasi talebanët kanë festuar. Në një deklaratë zëdhënësi i tyre tha se “kjo ishte një fitore e madhe”.

Të këshilluara

Gjendet një trup i dekompozuar në Shijak

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shijaku. Një kufomë e dekompozuar është gjetur këtë mbrëmje në një parcelë toke. Policia njofton se nga këqyrja paraprake ...

22:56

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI