Flash

16-vjeçarja në Kosovë bëhet nënë: Jam martuar një vit më parë...

Lapsi.al 23 August 2021
16-vjeçarja në Kosovë bëhet nënë: Jam martuar

Një 16 vjeçare në Kosovë është bërë nënë. Mediat Kosovare bëjnë me dije se adoleshentja ka lindur një fëmijë në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe si pasojë policia është futur në veprim. Autoritetet kanë marrë në pytje babanë e foshnjës, ndërkohë e reja ka deklaruar se është martur jë vit më parë.

“Pejë 21.08.2021 – 22:30. Është raportuar se viktima femër kosovare në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në deklaratën e policisë.

Martesat nën moshën 18-vjeçare janë të paligjshme në vend, por pavarësisht kësaj çifti ka vendosur që të krijojnë familjen e tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI