Flash

Konfirmohet nga AKU, 11.7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene është shitur në Shqipëri

Lapsi.al 23 August 2021
Konfirmohet nga AKU, 11.7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene

AKU ka publikuar të dhënat ulëritëse mbi bllokimin e akulloreve të kompanisë ‘Mars’ në Shqipëri, pasi në to u konstatuan përmbajtje kancerogjence. Totali i akulloreve me përmbajtje kancerogjene ka qenë ka qenë 16 ton. Nga këto, rezulton se 11.7 ton janë konsumuar, kurse pjesa tjetër është mbledhur nga tregu duke u shkatërruar.

Njoftimi i AKU-së

LIDHUR ME SHQETËSIMIN NDËRKOMBËTAR TË KONSUMIMIT TË DISA MARKAVE TË AKULLOREVE

AKU informon se:

Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: ‘Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca’, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërhqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Me marrjen e këtij informacioni u morën masa të menjëhershme nga Drejtoritë Rajonale te AKU-se për bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substancës se paautorizuar të dërguara nga sistemi RASFF dhe tërheqjen nga tregu me destinacion asgjësimin e saj përkatësisht.

Sasia e shpërndare ne treg – 16104.13 kg

Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e tërhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjësuan.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI