Disa persona janë ndaluar nga policia e Korçës pas hedhjes së gazit lotsjellës në Festën e Birrës kur po mbante koncert këngëtari serb, Goran Bregoviç.
Në pamje shihet momenti kur disa persona janë shoqëruar nga forcat e rendit deri në makinën e policisë.
Ende nuk dihet numri i saktë i të ndaluarve.
Gazi lotsjellës u hodh në mes të turmës ku kishte edhe fëmijë. Bregoviç e ka vijuar koncertin. ©LAPSI.al
https://www.youtube.com/watch?v=zo0FKCIg4VA