Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me shpejtësi skëterrë brenda Beratit/ 5 të plagosur rëndë në aksident

Lapsi.al 22 August 2021
Me shpejtësi skëterrë brenda Beratit/ 5 të plagosur

Mësohen detaje të reja nga Reparti i Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit ku mbërritën 5 të plagosurit e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit.

Automjeti tip Benz ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi nga lagjja Mangalem në drejtim të qendrës së qytetit, por ka humbur kontrollin dhe është futur brenda një dyqani me pajisje elektro-shtëpiake.

Për pasojë janë plagosur Leonard Rrapi 34-vjeç, Abaz Kaballi 60-vjeç, Astrit Veliu 23 vjeç, Tahir Redhi 30-vjeç dhe Robert Sadikaj. Të pesë të plagosurit janë banues në fshatin Arëz të Tepelenës dhe sapo ishin kthyer nga peligrinazhi në Malin e Tomorit.

Ata kishin bërë një ndalesë brenda në qytetin e Beratit, ku po shëtisnin përgjatë qendrës së qytetit. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Njëri prej të plagosurve, 30-vjeçari Leonard Rrapi është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ndërsa 4 të plagosurit e tjerë ndodhen në Repartin e Kirurgjisë së Beratit.

Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Ergys Petro, banues në lagjen "Kushtrim" në Berat është plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Beratit, nën mbikëqyrjen e forcave të policisë.

Burime të policisë thanë se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia "skëterrë", me të cilën po udhëtonte 26-vjeçari kur humbi kontrollin e makinës. ©LAPSI.al

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/WhatsApp-Video-2021-08-22-at-21.42.54.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI