Flash

Romë/ 34-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident

Lapsi.al 10 August 2021
Romë/ 34-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident

Një 34-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi është përplasur me makinë pasditen e djeshme, në Romë.

Makina e saj tip Smart, është përplasur me një Audi. Përplasja ishte e fuqishme për Elisa Danajn, e cila humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mjeti që ajo drejtonte përfundoi jashtë rruge deri tek dy makina të parkuara. Shoferi i mjetit Audi ishte një 21-vjeçar, i cili pas përplasjes është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

Viktima jetonte prej kohësh në Bashkinë e Zagorolos. Ndërhyrja e mjekëve për ta shpëtuar ishte e kotë, pasi nga përplasja, ajo kishte humbur jetën menjëherë.

Siç duket edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa edhe mjeti Audi është shkatërruar në pjesën e përparme.

Të këshilluara

Arrestohet pedofili në Gjirokastër

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se bë...

14:40

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI