Flash

Arrestohet një 39-vjeçar pasi abuzoi seksualisht me një të mitur autik

Lapsi.al 8 August 2021
Arrestohet një 39-vjeçar pasi abuzoi seksualisht me një të

Arrestohet një person i dyshuar për pedofili në Kavajë. Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç.

39-vjeçari i arrestuar nga policia është shtetasi Indrit C., i divorcuar nga Gosa e Kavajës.

Nuk dihet se si ai ka rënë në kontakt me të miturin 12-vjeçar, i cili rezulton me autizëm.

Ka qenë babai i djalit që ka denoncuar në polici. Kjo e fundit e ka pyetur të miturin dhe në prani të një psikologeje, teksa pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, teksa autori i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Gjorgoz të Fierit

Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit. Zjarri ka filluar mëngjesin e së shtunës dhe i ndihmuar nga era flakët...

15:32

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI