Flash

Zjarret, digjen 3 mijë hektarë në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 7 August 2021
Zjarret, digjen 3 mijë hektarë në Maqedoninë e Veriut

As Maqedonia e Veriut nuk i ka shpëtuar zjarreve shkatërruese. Më shumë se 3000 ha toke janë janë djegur si pasojë e flakëve përvëluese, ndërsa beteja vazhdon ende. Situata e vështirë atje, bëri që qeveria të shpallet gjendjen e emergjencës për 30 ditë, ndërsa deri më tani është shënuar dhe një viktimë.

Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se në shuarjen e zjarreve, krahas Qendrës për Menaxhim me Kriza, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë angazhuar të gjitha kapacitetet me të cilat disponon pushteti vendor, Armata maqedonase, policia dhe qytetarët.

Për të vënë në kontroll situatën me zjarret, në ndihmë kanë arritur dhe ekipet zjarrfikëse nga Serbia, Bullgaria, Austria dhe ekipet zjarrfikëse nga Sllovenia

Zjarret po vazhdojnë prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut dhe veçanërisht në lindje të vendit.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Gjorgoz të Fierit

Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit. Zjarri ka filluar mëngjesin e së shtunës dhe i ndihmuar nga era flakët...

15:32

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI