Flash

Vatër zjarri në Gjorgoz të Fierit

Lapsi.al 7 August 2021
Vatër zjarri në Gjorgoz të Fierit

Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit. Zjarri ka filluar mëngjesin e së shtunës dhe i ndihmuar nga era flakët po përparojnë me shpejtësi.

Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 12 punonjës dhe një mjet zjarrfikës.

Terreni i vështirë dhe era e fortë e vështirësojnë fikjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë me të gjitha mjetet për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, në mesditë, në ndihmë të zjarrfikësve ka ardhur edhe një helikopter që po ndihmon në fikjen e zjarrit nga ajri.

Për fat të mirë zjarri nuk paraqet rrezik për banorët, pasi është larg zonave të banuara.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI