Flash

Shqipëria në flakë, Rama bën bilancin: 13 vatra zjarri në të gjithë vendin (VIDEO)

Lapsi.al 4 August 2021
Shqipëria në flakë, Rama bën bilancin: 13 vatra zjarri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një bilanc të zjarreve teksa thotë se ka 13 vatra në gjithë vendin. Sipas informacioneve që jep Rama, zjarre ka nga Karaburun në Shkodër, por rrezik për banesat ka vetëm në Fushë-Arrëz ku është dërguar një helikopter për ndërhyrje nga ajri.

Po asht kryeministri ka publikuar edhe pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ushtarëve të FA në 24 orët e fundit për të kontrolluar e shuar zjarret.

STATUSI NGA EDI RAMA

? Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;

Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.

Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.

Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.

Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.

Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.

Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.

Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

(Pamjet ⬇️ 24 orët e fundit)

Të këshilluara

Digjet një makinë te Bypassi Vlorës

Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në By Pass-in e Vlorës. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, duke bërë që automjeti me targa AA958OM ...

18:52

Merr flakë apartamenti në Tiranë

Flakët mësohet se kanë përfshirë një apartament këtë pasdite në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lori Ligoni në zonën e njohur si Astir. Raportohet se nga f...

18:42

Digjet një shtëpi në Vlorë

Një banesë në fshatin Dukat Mal ka marrë flakë si pasojë e shkëndisë elektrike. Halim Koshena 70 vjeç jetonte së bashku me bashkëshorten në këtë banesë. Sipas t...

17:22

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI