Flash

Zjarret në vend, nis zyrtarisht kontrolli i KLSH në institucionet e emergjencave

Lapsi.al 4 August 2021
Zjarret në vend, nis zyrtarisht kontrolli i KLSH në institucionet e

Nis tashmë zyrtarisht kontrolli i KLSH në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

Kontrolli ka nisur në drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të ministrisë së brëndshme që lidhet me emergjencat civile, në ministrinë e mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor.

Sipas burimeve, me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu, do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave. Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë.

Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së emergjencave qëndrore civile pasi drejtori ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.

Pas rikthimit,një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu, KLSH do të auditojë dhe verifikojë në ministrinë e brëndshme, ministrinë e mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.

Të këshilluara

Digjet një makinë te Bypassi Vlorës

Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në By Pass-in e Vlorës. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, duke bërë që automjeti me targa AA958OM ...

18:52

Merr flakë apartamenti në Tiranë

Flakët mësohet se kanë përfshirë një apartament këtë pasdite në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lori Ligoni në zonën e njohur si Astir. Raportohet se nga f...

18:42

Digjet një shtëpi në Vlorë

Një banesë në fshatin Dukat Mal ka marrë flakë si pasojë e shkëndisë elektrike. Halim Koshena 70 vjeç jetonte së bashku me bashkëshorten në këtë banesë. Sipas t...

17:22

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI